Rei Manaj tund sërish rrjetën në Serinë A dhe këtë herë iu deshën vetëm 6 minuta lojë

12 March 2022, 20:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rei Manaj tund sërish rrjetën në Serinë A dhe këtë
Rei Manaj

Futbollisti me origjinë shqiptare, Rei Manaj, ka arritur sërish të mahnisë me talentin e tij në fushën e lojës.

Vetëm gjashtë minuta nga fillimi i ndeshjes, Manaj ka arritur të shkundë rrjetën dhe të shënojë në Seria A.

Sulmuesi lushnjar u fut në fushën e lojës në minutën e 68-të në sfidën ndaj Kaljarit, duke zënë vendin e Verdes.

Ndërsa në minutën e 74-t, arriti të shënonte pas asistit të Kovalenkos, duke dyfishuar shifrat në favor të Specias.

Me fanellën e Specias, për sulmuesin 25-vjeçar ky ishte goli i katërt në Seria A. Momentalisht talenti shqiptar është duke kaluar një moment mjaft të mirë dhe është me sytë nga e ardhmja.

Pas triblimit brenda zonës, e majta e tij fatale nuk i tha asnjë shans portierit, duke e çuar topin në rrjetë.

Pas golit, futbollisti lushnjar hoqi fanellën, çka bëri që ai të ndëshkohëj me karton të verdhë.

Manaj është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja, ku me talentin dhe “magjinë” e tij ka arritur të bëjë fansa në gjithë botën.

 


Video