Messi po kërkon rikthimin te Barcelona

14 March 2022, 17:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Messi po kërkon rikthimin te Barcelona

Me Xavin në stol dhe me stabilizimin e situatës financiare, Lionel Messi është gati që të rikthehet në Barcelonë...gjithmonë nëse në Camp Nou do të jetë më i mirëpritur pas atij largimi të bujshëm e të dhimbshëm në verë.

Mediat në Francë dhe në Spanjë shkruajnë se “Pleshti” është i lodhur me PSG-në, stilin e lojës së Poketinos dhe për më tepër me kritikat dhe vërshëllimat e tifozëve, sidomos pas eleminimit nga Real Madrid në Champions League.

Sipas mediave spanjolle, ditët e fundit ka pasur kontakte mes Jorge Mesit, babai dhe menaxheri i lojtarit dhe Barcelonës.

Sipas “As”, drejtuesit e PSG-së nuk duan ta lejojnë Mesin të largohet, por tifozët nuk e duan argjentinasin dhe ata kanë një peshë të madhe në vendimin përfundimtar.


Video