Një tjetër shqiptar në Serinë A, Arijon Ibrahimoviç transferohet nga Bayern te Frosinone

30 August 2023, 12:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një tjetër shqiptar në Serinë A, Arijon Ibrahimoviç
Arijon Ibrahimoviç

Një tjetër talent shqiptar te Frosinone. Arijon Ibrahimoviç është përforcimi i radhës te klubi italian.

Futbollisti 17-vjeçar ishte pjesë e akademisë së Bayern Munchen, por kërkonte më shumë hapësira.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, shqiptari dhe skuadra italiane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në ditët në vijim pritet vetëm zyrtarizimi.

Sulmuesi konsiderohet një lojtar premtues për të ardhmen, ndërsa vlera e kartonit të tij arrin 1 milion euro. Tek Frosinone, Ibrahimoviç do të gjejë dhe tre shqiptarë të tjerë si Marvin Çuni, Serxhi Kalaj dhe Justin Ferizaj.


Video