Një tjetër shqiptar mund të zëvendësojë Igli Taren te Milan

16 Maj 2026, 17:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Viktor Bezhani dhe Igli Tare

Viktor Bezhani mund të jetë drejtori sportiv i Milanit, pasi rrugët me Igli Taren do të ndahen.

Ky është lajmi që gazetari Gianluca Di Marzio ka raportuar sot.

Bezhani është aktualisht pjesë e Tuluzës në Francë. Ky klub është pjesë e RedBird, për këtë pronarët e Milanit e konsiderojnë si opsion.

Bezhani konsiderohet si ekspert në rritjen e talenteve

“RedBird” ka konsideratë për punën e Bezhanit në Francë. Në anën tjetër, largimi i Tares duket i pashmangshëm nga kuqezinjtë.

Që nga vera e vitit 2017 Viktor Bezhani ka filluar të njihet me sektorin e vëzhgimit, në të cilin ai ka ndërtuar në mënyrë efektive karrierën e tij. Në sezonin 2017-18 ai ishte përgjegjës për vëzhgimin në Poloni te Legia Varshavë, ndërsa në sezonin 2019-20 u transferua në Angli ku punoi për Brentford dhe vitin pasardhës për Watford (sezoni 2020-21).

Një tjetër shqiptar mund të zëvendësojë Igli Taren

Pas dy vitesh si vëzhgues te Leicester, Bezhani mbërriti te Toulouse në qershor 2023 si drejtor teknik, që është roli i tij aktual.


Video