Kategoria superiore do të nisë këtë të shtunë zyrtarisht fazën finale të saj Final 4″, ku 4 ekipet e renditura të parat në sezonin e rregullt, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të sfidojnë njëra-tjetrën.
Pikët e grumbulluara nga ky minikampionat me 6 ndeshje do t’u shtohen atyre të përgjysmuarave nga sezoni i rregullt dhe kështu do të përcaktohet ekipi kampion i Shqipërisë.
Vllaznia dhe Elbasani kanë 31 pikë, ndërsa Egnatia 28 dhe Dinamo 24.
Siparin e kësaj faze do ta ngrejë ndeshja Vllaznia-Dinamo.
Shkodranët të karikuar dhe të bindur se ky do të jetë viti i tyre përballë bluve që sapo fituan Kupën e Shqipërisë dhe të vetëdijshëm që kanë pak shanse për titullin.
Në këtë sezon kjo sfidë ka prodhuar emocione të forta dhe rivalitet.
Në 6 sfida duke llogaritur kampionatin dhe kupën, bilanci është i barabartë me 2 fitore për Vllazninë, 2 për Dinamon dhe 2 barazime.
Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania, ashtu si të gjitha sfidat e tjera të kësaj faze. Të dielen është radha e Elbasani-Egnatia.
RENDITJA E FINAL 4
Vllaznia 31
Elbasani 31
Egnatia 28
Dinamo 24
NDESHJET
TE SHTUNEN
Vllaznia-Dinamo 19:00
TE DIELEN
Elbasani-Egnatia 19:00