Nisin hetimet për shitjen e Milan. Guardia di Finanzia sekuestron dokumentet

26 Janar 2023, 17:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nisin hetimet për shitjen e Milan

Shitja e Milan nga fondi Elliott tek ai RedBird është nën hetim. Një njësi speciale e Guardia di Finanza ka marrë dokumente në disa nga zyrat, por jo në selinë e klubit.

Ende nuk ka emra konkretë të hetuarish. Mediat italiane shkruajnë se gjithçka nisi pas ankimimit të një ish-aksioneri minoritar, shoqëria Blue Skye nga Luksemburgu.

Kjo kompani kishte kërkuar shtatorin e kaluar te Gjykata civile e Milanos bllokimin e shitjes së Milan, por më pas kishin hequr dorë pasi shitja ishte mbyllur në Gusht.

Blue Skye pretendonte se nuk kishte marrë asnjë informacion për këtë transaksion si një nga të interesuarit. Në këtë periudhë, futbolli italian po kalon një periudhë të vështirë, ku Juventus u ndëshkua nga drejtësia sportive me zbritjen e 15 pikëve për shkak të mashtrimit financiar.

 

Video