Avokati prestigjoz Cristobal Martell do të marrë nga kjo e martë mbrojtjen e Dani Alves në rastin e tij të përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor në klubin e natës Sutton në Barcelonë.
Themeluesi i “Martell Abogados” do të ndajë mbrojtjen e futbollistit me Miraida Puente, e cila deri më tani ishte avokate e brazilianit.
Ky vendim vjen pasi u bë e ditur se avokati Martell ka qenë i njëjti që ka qenë në krye të procedurave të emigracionit kur futbollisti brazilian mbërriti në kampionatin spanjoll. Për këtë arsye, familja e lojtarit ka vendosur të shtojë në mbrojte të tij një prej avokatëve më me reputacion në fushën penale.
Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi u bë e ditur se drejtësia po e largonte futbollistin nga burgu me synimin për të garantuar sigurinë dhe bashkëjetesën normale në një modul rezidencial.
Avokati Martell vitet e fundit ka drejtuar mbrojtjen e familjes Puyol, atë të Leo Messit dhe të Barcelonës në rastin e Neymar.