Alban Elezi shpallet kampion bote në ski, përfaqëson Francën

23 Janar 2023, 12:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alban Elezi

Alban Elezi Cannaferina, skiatori me origjinë shqiptare i cili garon për Francën u shpall kampion bote për të rinj në disiplinën e Slalomit Gjigant. Koha e përgjithshme pas dy zbritjeve ishte 1 minutë, 43 sekonda e 63 të qintat.

Alban Elezi ishte i pari në të dy provat. Një garë perfekt e 19-vjeçarit, i cili në finish bëri edhe shqiponjën një mënyrë për të treguar rrënjët e tij. Kjo është medalja e dytë pas argjendit të marrë pak ditë më parë po në botëror.

“Nëse doje të fitoje nuk kishte zgjidhje tjetër, duhej të ishe i shpejtë dhe të kryqëzoje gishtat”.

Në të njëjtën garë që u zhvillua në Austri, Kevin Qerimi u rendit i 45 në 139 pjesëmarrës, ndërsa Denni Xhepa nuk e mbylli garën. Shqipëria është momentalisht e katërta në renditjen e përgjithshme për medaljet, duke lënë pas vende me traditë në ski.

Video