Gjesti unik i Ancelottit me një tifoz para sfidës Bilbao-Real (VIDEO)

23 Janar 2023, 17:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjesti unik i Ancelottit me një tifoz para sfidës Bilbao-Real

Pak çaste para fillimit të ndeshjes mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përjetuar një moment kurioz teksa ka arritur në stolin e tij.

Një tifoz që ndodhej menjëherë pas tij në tribunën e stadiumit ‘San Mamés’ i bëri një kërkesë surreale: donte të përtypte çamçakëz. Ancelotti nuk ngurroi për asnjë moment dhe ia ofroi me dashamirësi, me një shprehje të fytyrës diku mes mosbesimit dhe argëtimit.


Videoja është shpërndarë në Tik Tok dhe ka nxjerrë në pah një nga skenat më qesharake të ndeshjes mes skuadrës së Valverdes dhe Real Madridit që triumfoi 2-0 me golat e shënuar nga Benzema dhe Kroos.

‘Blancos’ vazhdojnë kështu ndjekjen e Barcelonës, e para në renditje me tri pikë epërsi ndaj Real Madridit.

Video