Çfarë po ndodh mes UEFA-s dhe Juves? Ceferin mban dorën, por kërkon lamtumirën nga Superliga

24 Janar 2023, 20:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleksandër Ceferin

Deri tani UEFA ka qëndruar në heshtje, por nga Nioni po ndjek me vëmendje gjithçka po ndodh me Juventusin. Çështjet e bilanceve false dhe pagave nuk mund të kalojnë pa u analizuar nga organi që drejton futbollin europian, që për momentin nuk e sheh këtë rast si një hakmarrje.

Aleksandër Ceferin duket se ka në plan ta mbajë dorën ndaj klubit bardhezi, pasi armiku i madh i tij Andrea Anjeli është larguar. Por ai kërkon një pakt të heshtur: Juventusi duhet t’i thotë përgjithmonë lamtumirë projektit të Superligës, që e ka ndjekur bashkë me Real Madridin dhe Barcelonën.

Në pritje të sentencës së Trupës së drejtësisë së BE-së, e parashikuar për në mars, UEFA kërkon që klubi italian të heqë dorë publikisht nga Superliga.

Është edhe çështja e pagave, ku hyn në ‘fushë’ ‘Fair Play’ financiar. Nëse vërtetohet bilanci fals, akordi i mëparshëm do të anulohej dhe sanksionet rrezikojnë të jenë akoma më të rënda, me Juventusin jashtë kupave për më shumë se një sezon.

Për momentin gjithçka është e lidhur me sentencat, që nuk janë ende përfundimtare. Dënime të tjera të mundshme në Itali do të përktheheshin edhe në dënime ndërkombëtare. UEFA pret të rregullojë marrëdhëniet me Juventusin e ri, por me kushtin e saj.

Video