Barcelona sfidon klubet e Premier League, ofron 80 milionë euro për Vlahovic

25 Janar 2023, 19:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlahovic dhe Di Maria

Dushan Vlahovic tani ka përfunduar edhe në listën e Barcelonës, që po ndjek me shumë vëmendje situatën e vështirë që po kalon Juventusi. Klubi katalanas është gati të ofrojë rreth 80 milionë euro për të siguruar serbin.

Edhe pse që kur ka shkuar në Torino nuk ka bindur, veçanërisht për shkak të problemeve të shpeshta fizike, Vlahovic mbetet një nga sulmuesit më të kërkuar në treg. Përveç katalanasve, për të interesohen edhe disa klube angleze, me Çelsin në krye.

Për momentin lojtari i ka premtuar besnikëri Juventusit dhe mezi pret të kthehet në dispozicion të trajnerit Allegri, por duke parë situatën e klubit bardhezi, asgjë nuk mund të përjashtohet. Në anën tjetër, Juventusi mund ta shiste sulmuesin për një ofertë rreth 100 milionë euro.

Tani vëmendja e klubit torinez është përqendruar te çështje të tjera, ndërsa merkatoja është në plan të dytë.

Video