Chelsea shpenzon 184 milionë paund vetëm në merkaton e janarit

25 Janar 2023, 12:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Chelsea është duke kaluar një nga sezonet më të vështira në Premier League, aty ku në 20 ndeshjet e para ka marrë vetëm 29 pikë dhe ndodhet në vendin e dhjetë.

Kjo situatë dhe dëmtimet e shumta, mes të cilave edhe Armando Broja, ka bërë që drejtuesit e rinj të klubit londinez të hapin thesin edhe merkaton e janarit.

Deri tani, ata kanë shpenzuar 184 milionë paund, duke afruar në klub 6 lojtarë.

Deri tani, Chelsea ka afruar në ekip 6 lojtarë të rinj, me ukrainasin Mudryk në krye të listës, i cili kushtoi 88 milionë paundë. Deri tani “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar në total rreth 39 përqind të të gjitha shpenzimeve të klubeve të Premier League këtë merkato janari.

Veç Mudryk, në fazën e sulmit është afruar edhe talenti portugez Joao Felix, i cili është huazuar nga Atletico për 9 milionë paund.

Në fillim të sezonit, drejtuesit e klubit i kishin varur shpresat te Armando Broja, i cili pësoi një dëmtim gjatë fazës përgatitore të Dubait, në kohën kur luhej Kampionati Botëror.

Sulmuesi shqiptar e ka mbyllur sezonit pasi këputi ligamentin.

Ai pritet të rikthehet me fillimin e sezonit të ardhshëm, por qëndrimi te londinezët do të jetë shumë i vështirë, pasi faza e sulmit tashmë është e mbipopulluar, veç Aubameyang, Sterling e Haverts, tashmë do të ketë rivalë edhe Joao Felix e Mudryk Mykhailo.

Shpenzimet e Chelsea-t vetëm në merkaton e janarit.

 

Video