Lara Colturi ndez shpresat, del me kohën e 7-të më të mirë pas lëshimit të parë, kualifikohet për në “finalen” e Slalomit

18 Shkurt 2026, 11:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lara Colturi është në ditën e saj kryesore sa i përket pretendimeve të saj për medalje, në disiplinën e Slalomit.

Në lëshimin e parë të mëngjesit skiatorja kuqezi bëri e para lëshimin në pistën e Cortinas ku po zhvillohet edhe gara e fundit e këtyre lojrave Olimpike Dimërore për përfaqësuesen tonë.

Në këtë disiplinë Colturi arriti të regtjistrojë kohën e shtatë më të shpejtë duke u kualifikuar për në lëshimin e dytë dhe final me pretendime të mëdha sa i përket vendeve të para. Disiplina e slalomit është edhe më e preferuara për Lara Colturin e cila deri më tani në Kupën e Botës ku ajo merr pjesë, ka regjistruar 4 podiume, dy vende të dyta dhe dy vende të treta, duke e future edhe në këtë garë olimpike, sportisten tonë mes pretendenteve për medalje. Lëshimi i dytë do të jetë në orën 13.30

Më të pakta janë shpresat për dy sportistet e tjera kuqezi si Semire Dauti dhe Lisa Brunga të cilat lëshimet e tyre i kanë në prapavijë dhe synimi kryesorë është eksperienca e fituar në këtë Olimpiadë duke qenë se janë në moishë fare të reja 17 dhe 18 vjeçe, por me pritshmëri relativiasht të mira për të ardhmen.

Lara Colturi ndez shpresat, del me kohën e 7-të më të


Video