Nuk ndodh që nga 1964, Manchester United interesohet për një lojtar të Liverpool

17 February 2026, 17:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk ndodh që nga 1964, Manchester United interesohet për një

Një lajm surprizë, po bën bujë në Angli. Sipas raportimeve të “BBC”, Manchester United ka shfaqur interes për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister.

Një lëvizje e tillë direkte mes dy rivalëve historikë nuk ka ndodhur prej gjashtë dekadash, që kur Phil Chisnall u transferua nga Liverpool te United në vitin 1964.

Ndonëse argjentinasi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 me ekipin e Arne Slot, “Djajtë e Kuq” po e monitorojnë situatën e tij për merkaton e verës. Mac Allister është një pikë kyçe e Liverpool-it këtë sezon, me 37 paraqitje dhe kontribut në 7 gola.

Krahas vështirësive për shkak të rivalitetit, “Daily Express” raporton se Manchester United mund të ofrojë si shkëmbim lojtarët Kobbie Mainoo, Manuel Ugarte dhe Mason Mount për të realizuar marrëveshjen.

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi konsiderohet tejet i vështirë për shkak të statusit të lojtarit te “Reds”.


Video