Juventusi rrezikon eliminimin, Galatasaray i asfalton në Stamboll

17 Shkurt 2026, 20:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Galatasaray fiton me rezultatin e thellë

Juventusi rrezikon eliminimin nga Champions League. Bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Galatasaray në transfertë, në duelin e fazës “play off”.

Turqit e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh pas 15 minutave lojë, me Gabriel Sara. Megjithatë, vetëm një minutë me vonë, Koopmeiners barazoi shifrat.

Holandezi ishte protagonist edhe në minutën e 32-të, kur përmbysi rezultatin në favor të miqve në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë, ishte një tjetër histori. Lang barazoi shifrat në minutën e 49-të, ndërsa Sanchez i dha avantazhin Galatasarayt në minutën e 60-të.

Gjithçka u bë më e vështirë për italianët në minutën e 67-të, kur Juan Cabal u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për të lënë ekipin me 10 lojtarë.

Lang kompletoi dopietën në minutën e 75-të, duke shënuar të katërtin për vendasit. Ndeshjen e vendosi Boey, i cili në minutën e 86-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Torino, aty ku Juventusi ka një detyrë të vështirë për të përmbysur rezultatin.


Video