Tekniku i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, në Karnavalet më të famshme në botë, me fanellën verdhe-jeshile veshur, u bë menjëherë një nga pjesëmarrësit më të shquar të festimeve të këtyre ditëve, si spektator në paradat e São Paulos dhe Rio de Janeiros, në tribunat respektive të Sambódromo dell’Anhembi dhe Marquês de Sapucai.
Në të njëjtat orë, në rrjetet sociale u bë viral një fotomontazh që tregon trajnerin ndërsa përqafon dhe puth tri gra njëkohësisht, gjë që e çoi Konfederatën Braziliane të Futbollit (Cbf), e kontaktuar nga portali G1, të deklarojë se bëhet fjalë për një foto “të rreme”, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Carlo Ancelotti at the Carnival in Salvador in Brazil ???????? pic.twitter.com/7dl0ONY5M0
— MatchDay Central (@MatchDCentral) February 15, 2026