PAMJE +18/ Marrëdhënie intime me kolegun 37 vite më të madh, DALIN foto të arbitres me inspektorin! 24 vjeçarja: Video e montuar me “AI”

11 Tetor 2024, 13:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elif Karaarslan

Një arbitre futbolli është pezulluar nga bordi i arbitrazhit të TFF (Federata Turke e Futbollit) pas publikimit të një video të saj ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale.

Elif Karaarslan është pezulluar përgjithmonë pas videos ku bën seks me inspektorin e arbitrave, 61-vjeçarin Orhan Erdemir.

Pas vendimit, 24-vjeçarja ka thyer heshtjen duke deklaruar se video me përmbajtje +18 është krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Kam një rrugë të gjatë ligjore përpara, por do ta kapërcej në mënyrën më të fortë dhe me forcë. Shpresoj të kem gjithë mbështetjen dhe dashurinë tuaj në këtë proces. Të qarat, të bërtiturat dhe të trishtuarit nuk janë gjëra që do t’i bëja. Unë nuk jam e tillë, unë do ta mbroj kauzën time deri në fund, unë jam vetëm një nga ata që po dëmtohen, shpresoj të jem e fundit”, u shpreh ajo.

Elif Karaarslan shpjegon se “është një video seksuale që po përpiqen ta lidhin me mua”, duke shtuar “nuk jam unë personi që shfaqet në video dhe fakti që përballem me një akuzë kaq të rëndë është sulm ndaj nderit të një femre”.

Avokat i ish-futbollistes së Besiktas gjithashtu pretendoi se vajza në video nuk është Elif por është krijuar me Inteligjencë Artificiale.

“Në rrjetet sociale u publikua një video e modifikuar, e cila nuk ishte origjinale dhe ishte krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale nga llogaria e dikujt tjetër në mediat sociale dhe nuk ka asnjë lidhje me klientin në asnjë mënyrë… Gjatë ekzaminimit të videos bëhet shumë e qartë se imazhi nuk është i qartë dhe se pjesët e marrëdhënies janë modifikuar plotësisht në kompjuter.”

24-vjeçarja ka arbitruar ndeshje në Turqi që pas një lëndimi, i cili e detyroi të linte futbollin.

Ndërkohë, Erdemir pretendoi se videoja ishte shpërndarë pa lejen e tij, por pranoi se karriera e tij tani ka përfunduar.

“Nderi im në familjen time, rrethin tim shoqëror dhe komunitetin e arbitrave është shkatërruar. Përveç humbjeve financiare, dëmi emocional që kam pësuar është i papërshkrueshëm”.

Erdemir ishte gjyqtar i FIFA-s midis viteve 1999 dhe 2002. Ai gjithashtu mori përgjegjësinë për lojërat në Super Ligën e Turqisë përpara se të bëhej vëzhgues i kolegëve të tij zyrtarë.

Video