Ja sa i shpërblen Qeveria medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

11 August 2024, 20:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja sa i shpërblen Qeveria medalistët e Lojërave Olimpike dhe
Islam Dudaev dhe Chermen Valiev

Dy mundësit që garuan për Shqipërinë në Lojërat Olimpike dhe fituan medalje bronzi, Valjev dhe Dudaev bën krenar të gjithë sportdashësit shqiptarë dhe jo vetëm.

Për këtë arritje historike, dy medalistët e Shqipërisë edhe do të shpërblehen nga qeveria.

Siç parashikohet në ligjin e sportit të miratuar në vitin 2021, medalistët me medalje bronzi shpërblehen me 5 milionë lekë të reja dhe do të marrin dhe gradën kolonel.

 

Vendi i parë - 10 000 000 Lekë

Vendi i dytë - 7 000 000 Lekë

Vendi i tretë - 5 000 000 Lekë

Vendi i katërt - 3 000 000 Lekë

Vendi i pestë - 2 000 000  Lekë

Vendi i gjashtë - 1 000 000 Lekë

Vend i shtatë - 800 000 Lekë

Vendi i tetë - 500 000 Lekë

Rekord olimpik 15 000 000 lekë

Rekord botëror 15 000 000 lekë

Rekord evropian 6 000 000 Lekë

Rekord mesdhetar 3 000 000 Lekë

Rekord ballkanik 1 5000 000 Lekë


Video