Tjetër mundësi për medalje në Lojërat Olimpike, Dudaev kualifikohet pas tërheqjes së kundërshtarit

11 August 2024, 11:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër mundësi për medalje në Lojërat Olimpike, Dudaev
Islam Dudaev

Pas Chermen Valiev, tani edhe mundësi tjetër, Islam Dudaev ka shansin e artë të fitojë një medalje olimpike.

Fati ishte me mundësin kuqezi, pasi rivali i tij, amerikani Retherford nuk arrin dot peshën.

Në këtë mënyrë, Dudaev kalon direkt në finalen që do të zhvillohet për medaljen e bronzit. Dudaev garon në peshën 65kg në stilin e lirë.

Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 12:10.


Video