Shqipëria FITON medaljen e parë në Olimpiadën e “Paris 2024”!

10 August 2024, 19:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria FITON medaljen e parë në Olimpiadën e “Paris
Valiev

Moment historik për Shqipërinë.

Për herë të parë kuqezinjtë arrijnë të fitojnë një medalje në Lojërat Olimpike, atë të bronztë.

Kjo falë suksesit të Çermien Valiev, i cili ia doli të mposhte mundësin Rasadin. 

Valiev, që u ripeshkua për medalje ditën e djeshme, ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes.

Me qetësinë që e karakterizon, Valiev ka arritur që të triumfojë duke bërë krenarë shumë shqiptarë anë e mbanë botës.

Një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.


Video