Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në "Paris 2024", Chermen Valiev është eliminuar nga Lojërat Olimpike. Rusi i natyralizuar u mposht në çerekfinale 6-5 nga uzbekistanasi Jamalov Razambek
Ndeshja e 1/8 - Valiev e nisi keq ndeshjen, teksa Turan Bayramov shënoi tri pikë radhazi dhe siguroi avantazhin 3-0 ndaj mundësit rus që përfaqëson Shqipërinë.
Valiev u përgjigj me dy pikë duke shkurtuar diferencën dhe më pas barazoi rezultatin në 3-3. Si pasojë erdhi edhe pika e fundit që i dha atij fitoren 4-3 dhe kalimin në turin tjetër.
Kujtojmë se Shqipëria në gjithë historinë e saj nuk e ka një medalje Olimpike.