Goditje për Shqipërinë, Jurgen Klopp i hap derën Brajan Grudës

17 September 2026, 18:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditje për Shqipërinë, Jurgen Klopp i hap derën Brajan
Brajan Gruda

Ajo që pritej prej kohësh tashmë është bërë realitet. Brajan Gruda është ftuar nga Gjermania dhe emri i talentit me origjinë shqiptare figuron në listën e parë të trajnerit Jurgen Klopp për ndeshjet e ardhshme të UEFA Nations League.

Klopp, i cili mori drejtimin e Gjermanisë pas Kupës së Botës, ka përzgjedhur 44 futbollistë, të ndarë në dy grupe, për katër sfidat e radhës. Mes tyre është edhe Gruda, anësori i RB Leipzig, i cili prej kohësh konsiderohet një prej emrave që mund të përfundojë në orbitën e Kombëtares gjermane.

Pra, ftesa nuk vjen si befasi. Gruda ka qenë prej kohësh në vëmendjen e Gjermanisë dhe tani Klopp ka bërë lëvizjen e parë konkrete duke e përfshirë në planet e tij.

Kuqezinjtë e kanë ndjekur situatën e Grudës, por Gjermania ka një avantazh të madh për shkak të lidhjes së tij me strukturat e saj të moshave dhe tashmë ka vendosur ta afrojë edhe me ekipin e parë.

Gjermania do ta nisë epokën Klopp më 24 shtator në Amsterdam ndaj Holandës. Më pas janë programuar sfidat me Greqinë më 27 shtator, Serbinë më 1 tetor dhe sërish Greqinë më 3 tetor.

Klopp ka ndarë grupin prej 44 lojtarësh në dy skuadra, me 24 futbollistë për dy ndeshjet e para dhe 20 për dy takimet e fundit.

Brajan Gruda është përfshirë në listën e dytë, e cila do të aktivizohet në muajin tetor.

Në listën e parë, Klopp ka ndërthurur emra me eksperiencë, si Ter Stegen, Kimmich, Gnabry dhe Havertz, me lojtarë që kërkojnë të hedhin hapin e parë me fanellën e Gjermanisë.

Mes tyre spikat edhe Lennart Karl, i cili pritet të bëjë debutimin zyrtar, së bashku me Bamba Conté dhe Hennes Behrens.

E njëjta filozofi do të ndiqet edhe në dy sfidat e tetorit, ndaj Serbisë më 1 tetor dhe Greqisë më 4 tetor.

Klopp ka zgjedhur një tjetër grup futbollistësh, ku të rinjtë do të kenë pranë tyre lojtarë më me eksperiencë.

Adeyemi, Anton dhe Mittelstädt pritet të luajnë rolin e mentorëve për emra si Jeltsch, Bischof dhe Scherhant.

Qëllimi është i qartë, të testohen sa më shumë alternativa dhe të ndërtohet gradualisht një grup konkurrues për Kampionatin Europian të vitit 2028.

Gjermania do ta nisë këtë seri ndeshjesh më 24 shtator ndaj Holandës, me një skuadër të rinovuar, jo vetëm në stol, por edhe në fushë

 


Video