Goditi me grusht arbitrin e ndeshjes, përjashtohet për dy vite presidenti i Gramshit (VIDEO)

2 Mars 2023, 17:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditi me grusht arbitrin e ndeshjes, përjashtohet për dy vite presidenti i Gramshit

Rikthimi i dhunës në futbollin shqiptar është shoqëruar me vendimet e ashpra të Komisionit të Disiplinës.

Presidenti i Gramshit, Andrit Bici u përjashtua për dy vjet nga të gjithë veprimtaritë sportive kombëtare, sepse goditi me grusht arbitrin.

Për dhunën pas akordimit të një penalltie për ekipin kundërshtar, presidentit vetëm 24-vjeçar të skuadrës i ndalohet gjithashtu edhe hyrja në stadiume dhe aktivitete sportive.

Pas ngjarjes skandaloze, klubi i Gramshit e humbi 3-0 në tavolinë sfidën me Valbonën dhe do ti luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit në Kategorinë e Dytë pa spektatorë.



 


Video