Mbappé çmend tifozët kuqezinj: Nëse vij në Itali, e bëj vetëm për Milanin

28 Shkurt 2023, 17:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbappé çmend tifozët kuqezinj

Tifozët e Milanit po çmenden pas deklaratës së Mbappe që bëri gjatë evenimentit të së hënës në mbrëmje, të organizuar nga FIFA dhe që shpërbleu lojtarët më të mirë të vitit 2022.

Në një video të realizuar nga një tifoz dhe të postuar menjëherë në rrjetet sociale, kampioni francez pyetet për një transferim të mundshëm në Itali.

Menjëherë ka mbërritur përgjigja e sulmuesit të Paris Saint Germain, duke thënë:

“Nëse vij në Itali, e bëj vetëm për Milanin”.

Një deklaratë e vërtetë dashurie nga Mbappé, i cili nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për kuqezinjtë, që kur ishte fëmijë.

 


Video