Lionel Messi rrëmben gjithçka të mundshme, madhe edhe çmimin “Lojtari i Vitit 2022” nga FIFA. Kampioni i botës ngriti trofeun prestigjoz personal duke lënë pas Kylian Mbappe dhe Karim Benzema.
Ndërkohë, një tjetër Lionel, Scaloni është shpallur trajneri më i mirë në ceremoninë e organizuar nga FIFA për të nderuar emrat më të mirë të vitit 2022.
Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola ishin gjithashtu dy pretendentë të rëndësishëm për trofeun e trajnerit më të mirë të vitit.
Bashkë me Emiliano Martinez që ka fituar çmimin e “Portierit të vitit”, dy prej heronjve të Argjentinës në Kupën e Botës morën të parët çmimet e mbrëmjes gala të Parisit.
Në garë me Martinez ishin edhe Yassine Bounou e Thibaut Courtois. Në kategorinë e femrave dominon spanjollja e Barcelonës, Alexia Putellas.
Kjo është skuadra më e mirë e botës për vitin 2022;
Thibaut Courtois; Achraf Hakimi, Joao Cancelo, Virgil van Dijk; Kevin De Bruyne, Luka Modric, Casemiro; Lionel Messi, Kylian Mbappe, Karim Benzema, Erling Haaland