SKANDALI/ Presidenti i PSG-së nën hetim për rrëmbim dhe torturë

1 Mars 2023, 12:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i Paris Saint Germain Al-Khelaifi

Akuzë për rrëmbim dhe torturë! Presidenti i Paris Saint Germain Al-Khelaifi është përfshirë në një ngjarje të shëmtuar dhe aspak sportive.

Numri një i kampionëve të Francës është vënë nën hetim për akuzën e rrëmbimit dhe torturës.

Siç raportojnë mediat franceze, të hënën janë emëruar tre gjyqtarët hetues në Paris, të cilët do të shqyrtojnë akuzat e bëra nga lobisti franko-algjerian Tajeb Benab-Derrahman ndaj sheikut Al-Khelaif.

Ai do të ishte torturuar në Katar në vitin 2020, pasi ai kishte disa dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al-Khelaifit.

Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm.

Avokatët e Benab-Derrahman, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë se kaluan muaj duke u përpjekur për të sjellë çështjen në vëmendjen e drejtësisë franceze.


Video