Futbolli i kthehet Top-it! Sezoni i ri i Champions League ekskluzivisht në Top Channel

30 Korrik 2026, 18:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sezoni i ri i Champions League ekskluzivisht në Top Channel

Futbolli europian, dhe trofeu më prestigjioz i kontinentit, UEFA Champions League, do të jetë pjesë e ekranit të Top Channel.

Për sezonin 2026-2027, Champions League do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel, duke sjellë përballjet më të mëdha të futbollit europian në ekranin më të madh të shqiptarëve.

Spektakli i Champions League, me klubet dhe yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, do të vijojë kështu të jetë pjesë e shtëpive të shqiptarëve përmes Top Channel.


Video