Festë e çmendur kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë: O sa mirë me qenë shqiptar (VIDEO)

11 Tetor 2025, 23:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa

Pas fitores me Serbinë, një festë e çmendur shpërtheu edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.

Tashmë Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në “Play Off”-in e një kampionati Botëror.

Pas fjalimit, ata filluan të këndonin edhe: “O sa mirë me qenë shqiptar”.

 

 

 


Video