Serbi-Shqipëri, shpërthen festa. Manaj zhbllokon takimin dhe bën shqiponjën

11 Tetor 2025, 21:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rey Manaj tund rrjetën e serbëve.

Kombëtarja shqiptare, përballet me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në minutën e fundit të pjesë së parë, Rey Ranaj shënoi një super gol që u pasua me një festim të çmendur ku bëri edhe shqiponjën.

Goli erdhi në minutën e 46.

Një krosim nga e djathta nuk arrihet nga Ajeti dhe topi shkon te Manaj.

Sulmuesi me një gjuajtje fluturimthi, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Lushnjari ndëshkohet me karton të verdhë, pas festës me shqiponjë.

 


Video