Emocionuese / Edhe pse e dëmtuar, Luiza Gega arrin të kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

23 August 2023, 21:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emocionuese / Edhe pse e dëmtuar, Luiza Gega arrin të kualifikohet
Atletja Luiza Gega

Atletja Luiza Gega është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës, pas një performance të shkëlqyer ditën e sotme, edhe pse ka garuar e dëmtuar.

Gega ka arritur të renditet e treta në baterinë e saj, ndonëse garoi me një dëmtim në këmbë.

Atletja 34-vjeçare kryesoi për një kohë te gjatë megjithatë snë fund e mbylli e treta, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.

Finalja e Botërorit të Atletikës do të zhvillohet në 27 gusht në Budapest të Hungarisë. Luiza Gega është aktualisht kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa.


Video