Ronaldo me sjellje prej amatori, u bërtet në fytyrë gjyqtarëve dhe shtyn me forcë një fans që donte të bënte një selfie (Video)

23 August 2023, 08:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo me sjellje prej amatori, u bërtet në fytyrë
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e humbi durimin gjatë fitores së Al Nassr në raundin e tetë të Champions League të Azisë, me portugezin që kurrë nuk e keni parë kësisoj.

Al Nassr mundi 4-2 Al Ahlin e Dubait dhe rezervoi biletën për në çerekfinale të Champions League të Azisë, por Cristiano Ronaldo e përjetoi kualifikimin disi më... intensivisht se të tjerët.

Sulmuesi portugez iu drejtua gjyqtarëve dukshëm i irrituar, duke pretenduar dy penallti të mëdha për sinjalizimin e faulleve ndaj tij.

I tërbuar me arbitrimin e ndeshjes në fund të ndeshjes dhe pasi ua përplasi gjyqtarëve tërë tërbimin e tij në sy, portugezi duke u nisur drejt dhomës së zhveshjes, shtyu me inat edhe një tifoz në fushë që tentoi të bënte një selfie me të. 

Sigurisht që video tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Nuk është hera e vetme që CR7 ka sjellje të tilla prej amatori, që nuk i kanë hije klasit të tij si futbollist.


Video