E shtuna e boksit/ Triumfon Xhuzepe Jaka, boshnjaku Goran Panic nuk i përballoi dot sulmet e shqiptarit (VIDEO)

18 Nëntor 2023, 21:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Triumfi i Xhuzepe Jakajt

Nuk i përballoi dot sulmet. Boks, triumfoi Xhuzepe Jaka, u dorëzua Goran Panic

Kjo e shtunë ishte e gjitha e sportit të boksit teksa në parkun olimpik në Tiranë u mbajt eventi madhështor i boksit për kategorinë e WBC i transmetuar edhe në platformën Digitalb. Boksierë shqiptarë janë të pathyeshëm në ndeshjet e zhvilluara deri tani u ngjitën në ring dhe një prej tyre ishte edhe Xhuzepe Jaka.

Boksieri 17-vjeçar u vu përballë boshnjakut Goran Panic në duelin për peshat e lehta dhe që në çastet e para te duelit u shfaq agresiv. Në një moment Jaka arriti të çojë në cepin e ringut kundërshtarin e tij duke e hedhur edhe në Knock Down.

Boshnjaku 22-vjeçar u ngrit në këmbë për të vijuar këtë përballje, por Xhuzepe Jaka i vijoi sulmet e tij duke e goditur vazhdimit Panic e duke mos e lejuar të reagojë.

Kjo bëri të stafi i boksierit boshnjak të hidhte peshqirin në tapet që do të thotë dorëzim nga ana e Panic dhe fitorja i shkoi pikërisht boksierit shqiptar Xhuzepe Jaka që regjistroi në këtë mënyrë fitoren e dytë në karrierën e tij të sapunisur.

 

Video