"Cristiano Ronaldo ishte idhulli im", Haaland: Bëri diçka të pabesueshme

18 Nëntor 2023, 21:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Haaland dhe Ronaldo

Erling Haaland ka folur për fëmijërinë e tij në televizionin norvegjez TV2.no.

Sulmuesi i Manchester City ka pasur gjithmonë ide të qarta: ai donte të bëhej futbollist dhe për ta bërë këtë është frymëzua edhe nga idhulli i tij, Cristiano Ronaldo.

Tani, i njohur si një nga futbollistët më të mirë në botë, norvegjezi ka analizuar stilin e lojës së  CR7 “më të ri”, atë të Manchester United dhe Real Madrid.

Sulmuesi pranoi se ishte i mahnitur nga lëvizjet e bëra nga Cristiano Ronaldo në zonën sulmuese. Përtej goditjes, ishin pikërisht këto që e lejuan atë të ishte kaq i paparashikueshëm.

“Është pak si një duel me mbrojtësit. Është e rëndësishme të zgjedhësh momentin perfekt për të bërë atë lëvizje dhe pasimi duhet të ishte i mirë.

Nëse nuk ka një asist të mirë, nuk do të mund të shënosh kurrë me kokë. Pastaj bëhet fjalë për lëvizjet që nuk bien në sy brenda zonës së rreptësisë, por që arrijnë të mashtrojnë mbrojtësit.

A kishte ndonjë tjetër përveç Cristiano Ronaldos? Po, por ai ishte gjithmonë idhulli im. Ai ishte më lart se të gjithë. Është e pabesueshme se si ai zhvilloi mënyrën e tij të lojës. Mund ta shihni në transferimin nga Manchester United në Real Madrid”.

Video