Heronjtë e teknikut Silvinjo kanë rishkruar historinë duke dërguar Shqipërinë në Europianin e dytë të historisë.
Atmosfera pas barazimit me Moldavinë që solli edhe pikën e artë të kualifikimit në Euro2024 është elektrizuar, me futbollistët që i janë drejtuar tribunës ku ishin stacionuar tifozët e mbledhur nga të gjitha trojet.
I emocionuar edhe Sylvinho me stafin i janë bashkuar festimeve, teksa tekniku brazilian mban rreth qafës flamurin e Shqipërisë.
Gëzimi dhe festa ka qenë edhe më të mëdha në dhomat e zhveshjes, aty ku djemtë e kombëtares ia kanë marrë edhe këngës për të festuar kualifikimin historik.
Një urim ka ardhur edhe UEFA.
“Koha e festës për Shqipërinë”. Kështu ka postuar faqja zyrtare e UEFA-s për Euro 2024. Kombëtarja kuqezi siguroi kualifikimin në Gjermani dhe ky rast nuk ka mbetur pa u përshëndetur nga UEFA.