Një problem serioz në Vlorë, që nuk prek vetëm dy biznesmenë
18 Maj, 16:28Fokus
Mediat ndërkombëtar i kanë bërë jehonë lajmit të kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian 2024.
Reuters, CNN, dhe gazetat e rëndësishme botërore të sportit kanë vlerësuar performancën e mirë të kuqezinjve që u mbyll me kualifikimin matematikisht në Euro 2024, falë barazimit 1-1 në Moldavi.
"Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në Grupin E pasi vendasit mbajtën gjallë shpresat e tyre për të arritur në finale me golin e barazimit të premten", shkruan Reuters.
CNN Brazil i kushton vëmendje të veçantë trajnerit të kuqezinjve, brazilianit Silvinjo.
Shqipëria në Euro:
7 ndeshje
4 fitore
2 barazime
1 humbje
12 gola të shënuar
4 gola të pësuar