Armando Duka “shfaq modestinë”, nxjerr foton e tij sipër heronjve të kombëtares

17 Nëntor 2023, 20:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Posteri festiv i kombetares

Shqipëria ka bërë për herë të dytë historinë duke u kualifikuar në Europian.  Kuqezinjtë morën një pikë të artë duke barazuar 1-1 me Moldavinë në transfertë, rezultat që mjaftoi për të prerë biletën për “Euro 2024” që zhvillohet në Gjermani. Menjëherë sapo gjyqtari i dha fund ndeshjes nisi festa kuqezi në çdo cep të globit ku ndodhen shqiptarë.

Por ajo që ra në sy ishte posteri i Federatës Shqiptare të Futbollit për festën e kualifikimit në Europian. Në foton e heronjve kuqezi bie në sy fotoja e presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Fotoja e tij është vënë në krye të posterit sikur të ishte ai heroi kryesor në fushë që shënoi golat vendimtarë të Shqipërisë.

Në asnjë vend evropian kur një kombëtare kualifikohet në foton festive nuk figuron asnjë president federate, por në një vend si yni ku çdo sukses personalizohet edhe Duka ka ‘shfaqur modestinë’ duke marrë dhe ai merita.

Ose ndoshta në punonjësit e federatës që kanë bërë posterin e adhurojnë aq shumë sa e cilësojnë si ‘mbret’. Në fakt, Duka e drejton FSHF-në prej vitit të largët të 2002 dhe ndoshta ndaj e cilësojnë si ‘mbret’.

Tashmë Dukës i mbetet që të shënojë edhe në ndeshjet e Europianit...

 

 

 

Video