Ajo e mbrëmshmja nuk ishte një ndër ndeshjet më të mira të Kombëtares edhe pse na mjaftoi një pikë për të shkuar në Berlin në kuadër të Euro2024.
Moldavët arritën me sukses të neutralizonin Jasir Asanin dhe “predhat” e tij, ndërkohë që fituam me një penallti.
Megjithatë, një pikë është një pikë dhe kaq duhej për të shkuar në Berlin.
Por, si janë vlerësuar futbollistët tanë mbrëmë?
Shqipëria ka në dispozicion një super portier si Etrit Berisha, kjo u vërtetua edhe një herë teksa Berisha rezultoi lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.1. Pas Berishës me notën më të lartë, sipas faqes së specializuar “Sofascore”, vlerësohet Taulant Seferi.
Sulmuesi fitoi një 11-metërsh ndërsa punoi shumë edhe në fazën defensive, nota 7,6 për Seferin.
Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Nedim Bajrami. Kjo nuk ishte sfida më e mirë për “pistonat” kuqezi, teksa Hysaj dhe Mitaj ishin lojtarët më pak të vlerësuar.