E papritur! Sylvinho sakrifikon treshen e lojtarëve

24 March 2025, 17:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E papritur! Sylvinho sakrifikon treshen e lojtarëve
Kombëtarja Shqiptare ne stervitje

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve “Botërori 2026”. Sfida që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, nis në orën 20:45.

Përpos formacionit të mundshëm, Sylvinho tashmë ka vendosur për lojtarët që do të dërgojë në tribunë. Ashtu si në ndeshjen ndaj Anglisë, lojtarët që do ta ndjekin këtë ndeshje si tifozët e tjerë janë, Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni.

Një tjetër vendim i papritur për tre futbollistët, pasi edhe ndaj Anglisë e përjetuan sfidën nga shkallët e stadiumit “Wembley”. Largimi i 3 lojtarëve nga 26 që janë grumbulluar në total, është diçka e detyruar nga UEFA.

Brruti ishte pjesë e Kombëtares kuqezi për herë të parë, pas eksperiencës ndërkombëtare me Kosovën, teksa do të pres sfidat e muajit Qershor për të qenë sërish në urdhrat e Sylvinhos.


Video