Muriqi dërgon Kosovën në Ligën B, dardanët mposhtin lehtësisht Islandën

23 Mars 2025, 20:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vedat Muriqi

Kosova është në Ligën B. Dardanët kanë marrë një fitore 1-3 pa shumë mundime kundër Islandës.

Këta të fundit tundën rrjetën që në minutën e 2-të me anë të Oskarssonit, por Kosova reagoi që në pjesën e parë të lojës.

Vedat Muriqi barazoi ndeshjen në minutën e 35-të, ndërsa në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë përmbysi rezultatin. Ndërkohë në minutën e 79 ishte përsëri “pirati” ai që e dërgoi topin në rrjetën e Islandës, duke mbyllur përfundimisht historinë e këtij takimi.

Kosova fiton me rezultat të përgjithshëm 5-2 dhe siguron ngjitjen në ligën B të Ligës së Kombeve. Një sukses për t’u duartrokitur për dardanët.

Video