Shënoi ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i Anglisë futet në histori

22 March 2025, 19:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shënoi ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i Anglisë futet
Lewis-Skelly

Ndeshja ndaj Shqipërisë do të mbahet mend gjatë për lojtarin e Anglisë, Lewis-Skelly.

Mbrojtësi i majtë ishte vendimtar për “Tre Luanët”, në ndeshjen debutuese për të.

Talenti i Arsenalit zhbllokoi takimin në minutën e 20-të, pas një asisti të marrë nga Bellingham.

Përveç avantazhit për Anglinë, ky gol kishte edhe një rëndësi të veçantë për Lewis-Skelly.

Ai u bë lojtari më i ri në historinë e Anglisë, që shënon në debutim.

Në moshën 18 vjeç e 176 ai theu rekordin e Marcus Rashford, i cili shënoi në debutimin e tij në moshën 18 vjeç e 209 ditë.


Video