Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në një deklaratë të dhënë dje për “Telefoot”, Luka Modriç lavdëroi Kilian Mbape, kundërshtarin e tij në Ligën së Kombeve dhe njëkohësisht shokun e tij të skuadrës në Real Madrid.
“Përpos rezultatit apo faktit që e kisha kundër, ajo që më ka bërë më tepër përshtypje është personaliteti i Mbapesë. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka. Jam i sigurt se ai do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa ‘Topa të Artë’”, deklaroi kroati 41-vjeçar.