E bujshme/ Mirlind Daku te Spartak Moska, zbulohen shifrat e çmendura dhe prapaskenat!

6 Gusht 2026, 13:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mirlind Daku

Sulmuesi shqiptar ka hedhur firmën mbi një kontratë që e pozicionon atë si një ndër emrat më të paguar dhe më të vlerësuar në kampionat, pasi klubi nga kryeqyteti rus nuk hezitoi të paguajë 11 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e tij të largimit nga Rubin Kazan.

Në fotot zyrtare të prezantimit në ambientet e Spartak Moskës, Daku është shfaqur i buzëqeshur me fanellën e tij të re me numrin 19, i shoqëruar nga njeriu që bëri të mundur këtë mega-operacion: menaxheri i tij i njohur, Shkumbin Qormemeti.

Ai ka negociuar një kontratë të artë për klientin e tij.

Sulmuesi do të jetë i lidhur me Spartak Moskën për 3 vitet e ardhshme, ku do të përfitojë një pagë të majme prej 4.2 milionë eurosh në total, pa llogaritur bonuset e rëndësishme që lidhen me numrin e golave dhe objektivat ekiporë.

Nga 1.2 milionë në 11 milionë: Një rritje meteorike

Ky transferim dëshmon rritjen e pandalshme të 28-vjeçarit.

Daku u transferua te Rubin Kazani nga NK Osijek në korrik të vitit 2023 për një shifër modeste prej vetëm 1.2 milionë eurosh.

Në pothuajse tre sezone me klubin nga Kazani, ai u shndërrua në makineri golash dhe lider absolut, duke e rritur vlerën e kartonit të tij pothuajse 10-fish.

Tani, me mbështetjen e një klubi gjigant si Spartaku, Daku është gati për të lënë gjurmë të reja në luftën për titull kampion.


Video