Një lëvizje e bujshme në Turqi! Mohamed Salah pritet të vazhdojë karrierën në Turqi, pasi ka arritur një marrëveshje me Trabzonsporin ku luan edhe Ernest Muçi për sezonin 2026-27.
Oferta e klubit turk përfshin një kontratë dyvjeçare, ndërsa Salah do të përfitojë një pagë prej rreth 17 milionë eurosh për këtë periudhë dhe 20 përqind nga të drejtat e tij të imazhit.
Lajmi vjen vetëm pak javë pasi Salah i dha fund aventurës së tij te Liverpool-i. Sulmuesi u largua nga “Anfield” pas një sezoni të trazuar, ku marrëdhënia me trajnerin e atëhershëm, Arne Slot, u përshkrua si e tensionuar dhe ndikoi në vendimin e tij për t’u larguar.
Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 me Egjiptin, Salah kishte nisur bisedimet me disa klube për të vendosur destinacionin e radhës.
Fillimisht u raportua se ai kishte një marrëveshje verbale me Besiktasin, por zhvillimet e fundit tregojnë se gara është fituar nga Trabzonspori.
Nëse transferimi zyrtarizohet, do të jetë një nga goditjet më të mëdha në historinë e klubit turk, i cili siguron shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë të dekadës së fundit, ndërsa Trabzonspor dëshiron të thyejë dominimin e Galatasaray në ligën turke.