Dortmundi ngjyroset në portokalli, tifozët e Holandës “pushtojnë” qytetin gjerman (VIDEO)

10 Korrik 2024, 18:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tifozët e Holandës

Tifozët e Holandës, kanë “pushtuar” qytetin e Dortmundit në Gjermani, në prag të sfidës gjysmëfinale të Europianit, ndaj Anglisë, e planifikuar për tu luajtur mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Pas 10 vitesh, “tulipanët” rikthehen të luajnë në një gjysmëfinale në një kompeticion madhor dhe kjo ka rritur së tepërmi entuziazmin te tifozët.

Me ngjyrën portokalli, tifozët e Holandës kanë qenë nga më të flaktit e këtij Europiani, ndërsa përveç stadiumit, kanë dhuruar spektakël edhe në qytetet ku kanë qenë të pranishëm.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe këtë të mërkurë. Sipas mediave gjermane, në Dortmund janë shfaqur plot 80 mijë tifozë holandezë, ndonëse jo të gjithë mund të futen në stadium.

Në qytetin gjerman mbizotëron ngjyra portokalli, ndërsa duket se tifozët anglezë do të jenë më të paktë në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ndeshja mes Holandës dhe Anglisë, do të luhet sonte në orën 21:00.

 

Video