Brazili zyrtarizon trajnerin e përkohshëm në pritje të... Ancelottit

15 February 2023, 19:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brazili zyrtarizon trajnerin e përkohshëm në pritje të...
Ramon Menezes

Ramon Menezes është trajneri i ri i Brazilit. Pas largimit të Tite, drejtuesit e federatës braziliane, kanë zgjedhur 50-vjeçarin në stolin e kombëtares “Seleçao”.

Megjithatë Menezes do të jetë trajneri i përkohshëm te Brazili, deri në një moment të dytë, kur drejtuesit të zgjedhin timonierin e ri.

Menezes ishte trajneri i Brazilit U-20, skuadër me të cilën fitoi Kampionatin U-20 të Amerikës së Jugut, që u zhvillua në Kolumbi.

Sipas raportimeve, drejtuesit duan Carlo Ancelottin, por do të presin deri në fund të sezonit, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje me trajnerin e Real Madrid.


Video