Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Atletja shqiptarja Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-së. Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat.
Pak ditë më parë, atletja Luiza Gega fitoi medalje ari në lojërat Mesdhetare me kohën 9:14 dhe e ka përmirësuar kohën me 4 sekonda në Botërorin e Atletikës.
Në vendin e parë u rendit atletja Norah Jeruto nga Kazakistani me shpejtësi 8:53:02.
Vendin e dytë dhe të tretë e fitoi Etiopia, konkretisht me Werkuha Getacheë me kohën 8:54:61 dhe Makides Abebe me kohën 8:56:08.