"Vrite, vrite serbin", tifozët e Dinamo Zagrebit dhe Shkupit këndojnë së bashku (VIDEO)

20 July 2022, 16:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Vrite, vrite serbin", tifozët e Dinamo Zagrebit dhe Shkupit
"Shvercerat", tifozët e Shkupit në Zagreb

Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja mes Dinamos së Zagrebit dhe skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Një rezultat suprizë për shqiptarët që nuk zhgënjeu as numrin e lartë të tifozë që kishin shkuar në Kroaci për të përkrahur ekipin e tyre. Tifoz shqiptarë janë pritur shumë mirë nga vendasit.

Madje gjatë ndeshjes, tifozët vendas të Dinamos, “Bad Blue Boys”, u bashkuan me shqiptarët në këngët “vrite serbin”. Në një moment, "Shvercerat", tifozët e Shkupit ngritën dhe flamurin e UÇK-së.

Këto veprime u quajtën skandaloze nga mediat serbe gjatë ditës së sotme.

“Gjatë takimit ka pasur disa sekuenca të turpshme, ndaj tifozët e dy klubeve në një moment kanë brohoritur ‘Vrite serbin’, siç duket të bashkuar në urrejtje”, shkruajnë mediat serbe.

“Tifozët e Shkupit në një moment ngritën flamurin e UÇK-së famëkeqe”, shkruajnë mediat në Serbi.

Ndeshja e kthimit mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit do të zhvillohet më 26 korrik në Shkup.




Video