
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, u fishkëllua dhe tall nga disa tifozë të skuarës, teksa “Djajtë” mposhtën Crystal Palace 3-1 në një miqësore para-sezonale në Melburn të Australisë.
Maguire është konfirmuar si kapiten për këtë sezon nga menaxheri i ri Erik ten Hag, i cili planifikon të jetë partner i anglezit në mbrojtjen qendrore me nënshkrimin e ri prej 57 milionë paundësh, Lisandro Martinez.
Megjithatë, disa mbështetës në turmën prej 76,499 në Melbourne Cricket Ground u siguruan që të dëgjoheshin thirrjet dhe talljet në drejtim të mbrojtësit, që sezonin e kaluar e shoqëroi me gafa nga më qesharaket.
Skuadra e Ten Hag ka shijuar mbështetje të madhe në Australi, duke përfshirë një numër të vogël që kanë ndjekur ekipin që nga Anglia.
Edhe pse është e vështirë të dihet se kush po bënte sulmin, i cili dëgjohej sa herë që Maguire prekte topin brenda gjysmës së parë, shqetësimi do të jetë se ai do të ndjekë United për pjesën tjetër të para-sezonit, që përfshin ndeshjet në Perth të shtunën dhe Oslo më 30 korrik dhe më pas në ndeshjen hapëse të Premier League kundër Brighton në Old Trafford më 7 gusht.
Maguire ishte në shënjestër të disa fansave për formën e tij të dobët sezonin e kaluar. Në muajin prill, policia kreu kontroll sigurie në shtëpinë e 29-vjeçarit pasi ai mori një kërcënim ndaj familjes së tij.
Mesfushori i United, Donny van de Beek tha për sulmin: "Nuk e dija se çfarë ndodhi. Por nëse e pashë ndeshjen sot, mendoj se Harry po luante shumë mirë.
“Ai ishte agresiv, rekuperoi shumë topa. Ai ka shumë përvojë, kështu që mendoj se është pozitive ajo që ai [tregoi], performanca e tij sot”, tha mesfushori.