
Juventusi është eliminuar nga Champions League pas një beteje epike në fazën “play-off” kundër Galatasarayt, duke u mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 5-7.
Bardhezinjtë bënë një përmbysje të madhe në kohën e rregullt, duke fituar 3-0 në Torino, pas humbjes 5-2 në Turqi, edhe pse luajtën me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të diskutueshëm të Kelly-t.
Në shtesa, Edon Zhegrova pati dy raste të arta, por nuk arriti t’i konkretizonte.
Lodhja dhe inferioriteti numerik bënë punën e tyre, ku turqit përfituan duke shënuar dy herë me anë të Victor Osimhen dhe Baris Yilmaz. Pavarësisht eliminimit, skuadra italiane largohet me “kokën lart”, duke treguar një karakter të jashtëzakonshëm në një situatë thuajse të pamundur.
Galatasaray kalon tutje, ndërsa Juventusi mbetet me shijen e hidhur të një përmbysjeje që mbeti në gjysmë.