
Atalanta ka siguruar kualifikimin mes 16 më të mirave në Champions League, pas një ndeshjeje spektakolare.
Italianët triumfuan 4-1 ndaj Borussia Dortmund në “play off”, pasi kishin humbur 0-2 në takimin e parë.
Pas një fundi dramatik, me penallti në shtesë, e gjithë festa ishte për vendasit. Scamacca në minutën e 5-të dhe Zappacosta shënuan në pjesën e parë, ndërsa Pasalic krijoi iluzionet e një kualifikimi të lehtë.
Megjithatë miqtë gjetën golin në minutën e 75-të me Adeyemi. Me këtë rezultat, ndeshja po shkonte drejt shtesave nga 15 minuta, por në fund, erdhi episodi që vulosi takimin.
Një penallti e shkaktuar nga gjermanët në minutën e 98-të, u kthye në gol nga Samardzic, që shënoi dhe i siguroi kualifikimin Atalantës.